Parashikimi i motit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta deri mesatare. Paradite, në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende në pjesët perëndimore, herë pas here erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 15 deri në 20 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell, me vranësira mesatare. Paradite, në disa pjesë të luginës do të ketë mjegull të lehtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtime të ndryshueshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër