Shkup, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Qendra Informative Kulturore (QIK) – Shkup, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, organizon një koncert të veçantë muzikor, ku do të interpretojnë artistët e njohur Miranda Hashani dhe Selami Koljana, përcjell Zhurnal.mk.
Përmes interpretimeve të bukura muzikore, emocioneve dhe vlerave të pasura të traditës sonë artistike, koncerti synon të afrojë artin dhe muzikën më pranë publikut.
Ngjarja kulturore do të mbahet më 25 nëntor 2026, duke filluar nga ora 20:00, në ambientet e Teatrit Shqiptar në Shkup.

