Hamza pas dënimit të Thaçit: Mund ta dënojnë, por kurrë s’mund t’ia marrin vendin e kryeprotagonistit në historinë tonë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Ish-kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas aktgjykimit dënues ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, për pengim të drejtësisë.

“Hashim Thaçit mund t’ia mohojnë lirinë. Mund edhe ta dënojnë. Por kurrë nuk do të mund t’ia marrin vendin si kryeprotagonist i historisë së Kosovës”, shkroi Hamza.

Hamza thotë se rolin e tij në “momentet vendimtare që përcaktuan fatin e popullit dhe të shtetit tonë” nuk mund ta zhbëjë askush.

“President, shpresojmë që Gjykata e Apelit t’u japë fund këtyre padrejtësive!”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër