Nipi i Hashim Thaçit i reagon Vlora Çitakut: Boll me statusa, veproni oj zonjë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 nëntor, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dënimit me 17 muaj burgim të Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë.

Vendim të turpshëm dhe të papranueshëm e ka quajtur Çitaku vendimin e sotëm të Hagës.

Por në reagimin e Çitakut, ka ardhur edhe një reagim nga familja Thaçi.

Vetoni, djali i vëllaut të Hashim Thaçit ka shprehur një dozë indinjate ndaj Çitakut dhe PDK-së.

“Boll me statusa o zojë, veproni”, ka komentuar Veton Njazi Thaçi në statusin e Çitakut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër