“Mbylle gojën, eja luaj në vendin tim”, ylli i Man Utd i kthehet ashpër një tifozit pas kritikave të tij

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Amad Diallo ka reaguar ashpër ndaj një tifozi të Manchester Unitedit në Instagram, pasi ky i fundit e kritikoi për një rast të humbur që konsiderohej si “gol i sigurt” në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në paraqitjen e tij të fundit para rikthimit në Old Trafford, ku do të punojë nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino, Amad luajti për 65 minuta në barazimin 2-2 të Bregut të Fildishtë ndaj Gambisë të martën.

24-vjeçari pati një paraqitje me dy fytyra. Fillimisht u vlerësua për harkimin e shkëlqyer në minutën e 12-të, kur Luc Zogbe shënoi me kokë, por në pjesën e dytë u kritikua për një rast të pastër që nuk arriti ta konkretizonte.

Në minutën e 60-të, Yan Diomande dërgoi një krosim të shkëlqyer drejt Amadit, i cili kishte mundësinë ta dërgonte topin në rrjetë nga afër. Megjithatë, goditja e tij me të djathtën përfundoi në traversë.

Bregu i Fildishtë arriti të shpëtonte një pikë vetëm në minutën e 98-të, kur Christ Inao Oulai shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Rasti i humbur nga Amad ka rikthyer në vëmendje edhe mungesën e golave të tij me fanellën e Manchester Unitedit. Sipas statistikave të raportimit, ai nuk ka shënuar për “Djajtë e Kuq” prej 336 ditësh, që nga barazimi 4-4 ndaj Bournemouthit më 15 dhjetor 2025.

Një tifoz i Unitedit, i cili ka mbi 20 mijë ndjekës në Instagram, publikoi një video ku vuri në pah kontrastin mes asistimit të shkëlqyer të Amadit dhe rastit të humbur. Postimi grumbulloi afro 2 mijë pëlqime dhe mbi 50 mijë shikime.

Por, reagimi që mori më shumë vëmendje ishte ai i vetë futbollistit. Amad iu përgjigj drejtpërdrejt tifozit me tone të ashpra, duke i thënë ta mbyllë gojën.

“Thjesht mbylle gojën, vëlla, po flet shumë tani. Eja luaj në vendin tim nëse të pengon kaq shumë”, ka shkruar Diallo.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër