EULEX-i dhe Policia e Kosovës “blindojnë” zonën rreth shtëpisë së Jakup Krasniqit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 nëntor, Zhurnal.mk – Pjesëtarë të shumtë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës tashmë janë vendosur në afërsi të shtëpisë të Jakup Kransiqit, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi Haga ka aprovuar një vizitë të tij në Kosovë.

Ekonomia Online merr vesh se arsyeja e ardhjes së tij lidhet me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdije Krasniqi.

Kjo është vizita e dytë e ish-kreut të UÇK-së në Kosovë që nga transferimi në Hagë.

Më 16 shtator, Krasniqi u dënuar me 25 vjet burgim nga shkalla e parë e Gjykatës Speciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër