Gjenden pesë emigrantë nga Nepali, ndalohet kontrabanduesi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 nëntor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur “Nyja e NATO-s”, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Sopot, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Veri, e privuan nga liria A.I. (29) nga Shkupi.

“Gjatë kontrollit në automjetin e udhëtarëve „Volkswagen Golf“, me targa të Shkupit, të cilin ai e drejtonte, janë gjetur pesë persona emigrantë nga Nepali”.

“Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën e Pranimit për të Huaj në Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër