Jakup Krasniqi përfundon pas 6 orësh vizitën në Kosovë, largohet nën prezencën e policisë dhe thirrjeve: UÇK

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 nëntor Zhurnal.mk – Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi është afruar drejt afatit për përfundimin e vizitës së tij në familje.

Me makinat e EULEX-it dhe nën shoqërinë e zyrtarëve të Gjykatës Speciale, Krasniqi është shoqëruar deri te shtëpia e tij, e të cilat më pas edhe do ta transferojnë sërish për në Hagë. Krasniqi është lejuar të vizitojë familjen e tij, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, para shtëpisë së Krasniqit, po qëndrojnë edhe një numër i qytetarëve që janë mbledhur për ta takuar atë, por një mundësi e tillë nuk i është lejuar as vëllait të tij. Kjo është vizita e dytë e Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi i tij para gjashtë vitesh nga Gjykata Speciale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër