Nisin punimet e fazës së dytë të ndërtimit të bajpasit të Tiranës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se kanë nisur punimet e fazës së III të bajpasit të Tiranës.

Sipas ARRSH-së, përveç 1 km autostradë, projekti parashikon edhe ndërtimin e rreth 5 km rrugë sekondare si dhe të një nyje me dy rrethrrotullime, të cilat do të mundësojnë lidhjen me rrjetin rrugor ekzistues dhe do të përmirësojnë aksesin për banorët dhe përdoruesit e zonave përreth.

“Pas mobilizimit në kantier dhe përfundimit të piketimit të objektit, kanë nisur punimet në terren, të cilat aktualisht konsistojnë në gërmimet për formimin e trupit të rrugës”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Bajpasi i Tiranës parashikohet të ketë një gjatësi prej rreth 21.6 km dhe të lidhë autostradën Tiranë – Durrës me autostradën Tiranë – Elbasan.

Projekti është konceptuar si një autostradë e kategorisë A, me dy korsi për secilin drejtim lëvizjeje, shpejtësi projektimi deri në 120 km/orë dhe katër nyje kryesore lidhëse përgjatë gjurmës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër