VV-ja shton pika të reja në rend dite, në mesin e tyre edhe ajo për masat për importin e rrymës nga Serbia

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 nëntor, Zhurnal.mk – Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës, të parapara për seancën e sotme, raporton Ekonomia Online.

Një gjë e tillë ka ndodhur me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke bërë që në rend të ditës të hyjnë pesë pika të reja.

Në mesin e tyre, janë tri marrëveshje ndërkombëtare, si dhe projektligji për vendosjen e masave për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia.

Ndërkaq, nuk ka kaluar propozimi i Aleancës për ta hequr pikën nga rendi i ditës për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër