Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027, janë dorëzuar mbi 300 amendamente

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Fillon debati për amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2027. Seanca e Komisionit amë për Financim dhe Buxhet është caktuar në orën 11:30. Deputetët do të shqyrtojnë mbi 300 amendamente.

Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në nivelin prej 395,4 miliardë denarësh, që paraqet rritje prej 5,7% krahasuar me vitin 2026, ndërsa shpenzimet e përgjithshme në nivelin prej 440,4 miliardë denarësh, përkatësisht rritje prej 4,8%.
Deficiti buxhetor është projektuar në 45 miliardë denarë ose 3,5% të PBB-së, ndërsa për investime kapitale janë paraparë 40,8 miliardë denarë. Sipas projeksioneve, rritja ekonomike në vitin 2027 pritet të jetë 3,8%, ndërsa nxitësi kryesor i saj do të jetë kërkesa e brendshme, para së gjithash përmes rritjes së aktivitetit investues. Borxhi publik, deri më 30 shtator të këtij viti, ishte 56,6% e PBB-së.
Ministrja e Financave siguron se në Propozim-buxhetin për vitin 2027 janë siguruar mjete për funksionimin e rregullt të institucioneve, përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve, mbështetjen e ekonomisë dhe realizimin e investimeve kapitale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër