Reshje shiu gjatë mëngjesit, pasdite të lokalizuara në veri

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte pritet të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat pas orëve të mesditës do të vijnë në pakësim.

Priten reshje shiu me intensitet të ulët, prezente që në orët e para të 24-orëshit në të gjithë vendin. Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen të lokalizohen në veri dhe qendër të vendit, me intensitet të ulët.

Era do të fryrë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 14/18 Re shi diell
Kukës 15/17 Re shi diell
Lezhë 17/19 Re shi diell
Dibër 12/15 Re shi diell
Durrës 17/20 Re shi diell
Tiranë 14/20 Re shi diell
Elbasan 15/20 Re shi diell
Berat 17/21 Re shi diell
Vlorë 16/22 Re shi diell
Korçë 11/16 Re shi diell
Gjirokastër 12/21 Re shi diell
Sarandë 17/22 Re shi diell

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër