Dita e tretë e qëndrimit në Kosovë, momenti kur Jakup Krasniqi arrin në shtëpi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Jakup Krasniqi po vazhdon qëndrimin e tij në Kosovë, për të tretën ditë radhazi.

Mbrëmë rreth orës 17:00 ai është marrë nga shtëpia dhe është dërguar në selinë e EULEX-it ndërsa pak minuta më parë është sjellë sërish tek shtëpia e tij në Prishtinë.

Ndërsa, forca të shtuara policore të EULEX-it po bëjnë përcjelljen e tij në vazhdimësi, derisa gjatë ditës më pas siguria u besohet zyrtarëve policorë të Kosovës, të cilët veçse janë vendosur para shtëpisë.

Kjo është dita e tretë me radhë e vizitës së Jakup Krasniqit, i cili erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësorë të bashkëshortes së tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër