Kamerat kapin momentin kur kryeministrja japoneze nxjerr gjuhën gjatë samitit në Kinë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Një moment i pazakontë gjatë përshëndetjes mes kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, dhe homologut të saj malajzian, Anwar Ibrahim, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Kryeministrja japoneze u filmua duke nxjerrë gjuhën gjatë përshëndetjes.

Ngjarja ndodhi përpara Samitit të Liderëve të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), të mbajtur në Shenzhen të Kinës.

Gjatë takimit, Ibrahim përshëndeti homologen japoneze duke bashkuar pëllëmbët e duarve, një gjest tradicional respekti në disa vende aziatike.

Takaichi u përpoq t’ia kthente përshëndetjen, por për një moment i ngatërroi duart, duke i vendosur në mënyrë të kryqëzuar.

Pas këtij momenti, kryeministrja japoneze buzëqeshi, ktheu pak kokën dhe nxori shkurtimisht gjuhën, një reagim spontan që u kap nga kamerat.

Videoja u shpërnda në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të ndryshme.

Disa përdorues e konsideruan gjestin e Takaichit si një reagim natyral dhe humoristik, ndërsa të tjerë e kritikuan si të papërshtatshëm për një takim diplomatik të nivelit të lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër