Mjeshtri turk shndërron copëzat e drurit në figura kafshësh

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Yilmaz Kaya, 56-vjeç, nga Bingoli i Turqisë, prej vitesh shndërron copëzat e drurit të gjetura në natyrë në figura të ndryshme kafshësh, duke ruajtur formën e tyre natyrore

I njohur me zanatin e përpunimit të drurit pranë babait të tij marangoz, Kaya nisi të krijonte punime artistike pa ndjekur ndonjë trajnim profesional.

Punishten e tij e hapi në vitin 1987, ndërsa figurën e parë të një kafshe e krijoi në vitin 2014, duke u frymëzuar nga një copë druri që gjeti në shtratin e një përroi.

Që atëherë, ai mbledh dru të tharë ose të bartur nga uji në zonat pyjore dhe shtretërit e lumenjve, duke i shndërruar në figura krokodilësh, leopardësh, ketrash, gjarpërinjsh, peshqish, majmunësh dhe kafshësh të tjera.

Gjatë punës, Kaya përpiqet të ruajë strukturën dhe formën natyrore të drurit, duke hequr vetëm pjesët e buta dhe të kalbura.

Për këtë përdor mjete të ndryshme, si sharra, thika, dalta dhe pajisje gravimi.

“Besoj se brenda çdo cope druri që gjej jeton skeleti i një kafshe”, tha Kaya për Anadolu.

Ai e përkufizon krijimtarinë e tij si “art ekologjik”, pasi të gjitha materialet i siguron nga natyra dhe nuk shton elemente të tjera në drurin që përpunon.

“Rregulli im është të mos i shtoj asgjë copës së drurit që gjej, por të ruaj formën e saj. Natyra është depoja ime e materialeve”, u shpreh ai. /AA/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër