Qeveria: Mbrojtja e viktimave është prioritet, dhuna nuk duhet të bëhet objekt i përplasjeve partiake

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 nëntor, Zhurnal.mk – Mbrojtja e viktimave është prioritet dhe dhuna nuk duhet të bëhet objekt i përplasjeve partiake. Qeveria tashmë është duke punuar për përmirësimin e zgjidhjeve ekzistuese, ndërsa institucionet kompetente po ndërmarrin masa në kuadër të kompetencave të tyre, njoftuan nga Qeveria.

„Në këtë proces është i rëndësishëm kontributi i opinionit profesional dhe i organizatave që punojnë çdo ditë me viktimat. Njëkohësisht, konsiderojmë se për një temë kaq të ndjeshme, debati publik duhet të zhvillohet me përgjegjësi të veçantë.
Mesazhet e dallueshme partiake në debatin për dhunën e vështirësojnë bashkëpunimin për të cilin kanë nevojë viktimat, ndërsa narrativi politik e largon vëmendjen nga çështja që duhet të jetë në qendër të vëmendjes, e ajo është mbrojtja e viktimave“, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër