Banorët e Jagollit pa ujë të pijshëm! Problemi zgjat prej vitesh, “Komunalec” premton zgjidhje

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kërçovë, 20 nëntor Zhurnal.mk – Banorët e fshatit Jagoll të Kërçovës prej vitesh përballen me probleme në furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas tyre, gjendja është përkeqësuar veçanërisht gjatë pesë muajve të fundit, kur uji në çezma vjen me ndërprerje dhe vetëm për disa orë gjatë ditës. Për të siguruar ujë, banorët presin pranë çezmave, pasi furnizimi nuk është i rregullt.

Edhe në rastet kur ka ujë, ai është në dispozicion vetëm për dy deri në katër orë në ditë.

Përveç ndërprerjeve të shpeshta, banorët shprehin shqetësim edhe për cilësinë e ujit. Ata thonë se nuk kanë informacione nëse uji që vjen në çezma është i sigurt për pije dhe kërkojnë nga institucionet kompetente ndërhyrje dhe zgjidhje të problemit.

Për këtë problem kërkuam përgjigje nga Ndërmarrja Komunale „Komunalec” në Kërçovë. Nga atje thonë se sistemi i ujësjellësit funksionon pa defekte, ndërsa shkak për furnizimin e parregullt është fuqia e pamjaftueshme e ujit.

Sipas informacioneve nga terreni, përveç Jagollit, me probleme të ngjashme në furnizimin me ujë përballen edhe disa fshatra të tjerë të ish-komunës së Osllomesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër