Protesta në Kriva Pallankë, banorët ankohen nga bagëtitë e pakontrolluara

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Kriva Pallanka, 21 nëntor Zhurnal.mk – Rreth 1000 bagëti që prej vitesh lëvizin të pakontrolluara nëpër Kriva Pallankë, duke u shkaktuar dëme në pronat dhe të mbjellat e banorëve, sot i nxorën ata në protestë. Të revoltuar nga mungesa e një zgjidhjeje, protestuesit bllokuan rrugën drejt kufirit me Bullgarinë, duke i dhënë ultimatum të fundit Qeverisë që deri të martën të përpilojë plan konkret veprimi.

Pas shtyrjeve me policinë, paralajmëruan se nëse kërkesa e tyre nuk plotësohet, do të ndërmarrin protesta edhe më radikale. Banorët thonë se prej vitesh përballen me dëme të vazhdueshme, pasi bagëtitë u hyjnë në oborre, kopshte, ara e fusha, duke shkatërruar të mbjellat, pemë dhe gjithçka që ata kultivojnë.

“Është koha e fundit që ky problem të zgjidhet. Prej 15 vitesh vuajmë nga problemi i njejt me lopët. Na hyjnë para dyerve të shtëpive, brenda oborreve, nëpër kopshte, ara e fusha. Gjithçka që mbjellim e shkatërrojnë, nuk lënë gjë të gjallë.“

“Për të tretin vit radhazi më shkatërrojnë gardhin, malinat, specat dhe gjithçka që mbjell. Sinqerisht, nuk besoj se ky problem do të zgjidhet së shpejti.“
“Është e pabesueshme sa dëme më është shkaktuar. Mjafton të vini tek unë dhe të shihni nga afër. Janë shkatërruar edhe pemët, edhe të gjitha kulturat bujqësore. Deri tani nuk kam paraqitur kërkesë për dëmshpërblim në komunë. Çdo mëngjes përballem vetë me bagëtinë, i largoj, por nuk ka ditë që të mos merrem me to, sikur të isha vetë bari”, thanë disa nga banorët e revoltuar të Kriva Pallankës.

Për problemin me bagëtitë me herët u diskutua edhe nga ministri i Bujqësisë, përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe drejtuesit e Komunës së Kriva Pallankës, por problemi ende është nuk rrezulton të jetë i zgjidhur në praktik.

Andaj kryetari i komunës, Sashko Mitovski, ka prashtruar edhe kallëzime penale për moszbatimin e vendimeve të plotfuqishme për konfiskimin e bagëtive dhe rrezikimin e sigurisë së qytetarëve. Ai propozon shpalljen e gjendjes së krizës për 30 ditë me qëllim që kompetencat për zgjidhjen e problemit t’i kalojnë komunës.

“Plani im ishte që bazuar në disa informacione që i kërkuam, të ftojmë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të veprojë në përputhje me vendimet e marra, si dhe të shpallim gjendje krize për 30 ditë. Ky është një nga mekanizmat që po i kërkoj Qeverisë, që në bazë të shpalljes së gjendjes së krizës, të na delegojë kompetencat ligjore dhe mandatin. Në këtë mënyrë, për më pak se 10 ditë me përgjegjësi të plotë pretendoj se mund ta zgjidhim problemin”, u shpreh Kryetari i Kriva Pallankës, Sashko Mitovski.

Problemi me bagëtitë në Kriva Pallankë daton prej më shumë se një dekade, por që nga viti 2024 janë marrë edhe vendime të plotfuqishme për konfiskimin e kafshëve. Megjithatë, ato vazhdojnë të lëvizin të lira nëpër qytet dhe vendbanimet përreth.

Mbi 1.000 krerë bagëti ende enden nëpër zonë, ndërsa në aksionet e deritanishme janë kapur vetëm rreth 100. Problemi tashmë ka marrë vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, duke e bërë Kriva Pallankën lajm për një fenomen që, në vend se të zgjidhet, vazhdon të jetë pjesë e përditshmërisë së banorëve.

artikuj të ndërlidhura