Shkup, 22 nëntor Zhurnal.mk – Ndryshimet e shpeshta të motit po shkaktojnë shqetësime shëndetësore tek qytetarët. Personat më të prekur janë personat me sëmundje kardiovaskulare, respiratore dhe pacientët e sëmurë me diabet. Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar ndaj shëndetit gjatë këtyre ndryshimeve të motit pasi ato mund të sjellin dhe komplikime.
“Ndryshimet klimatike kane filluar te ndikojnë tek pacientet te cilët kane sëmundje kronike dhe pacientet te cilët kane një terapi te rregullt, qoftë të sistemit kardiovaskular, veshkë apo edhe për sistemin pulmonarë tek njerëzit me sëmundje si HOBB ose asmë sepse ndryshimi i temperaturave bënë zgjerimin e enëve të gjakut tek ata persona dhe me të fillon një rënie e tensionit”, deklaroi Safjane Bellçishta-Mjeke.
Sipas mjekes Safjane Bellçishta, komunikimi me telefon me pacientët është i domosdoshëm gjatë kësaj periudhe pasi mundëson informimin e vazhdueshëm dhe përditësimin mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
“Me sëmundje të diabetit edhe tek ata persona paraqitet me shifra të larta diabeti, tek ata persona duhet të ulet doza për 2 apo 3 njësi, por me ata komunikojmë me anë të telefonit. Prandaj edhe me ligj është telefoni duhet të jepet patjetër pacientit edhe pse thuhet se nuk duhet”, theksoi Safjane Bellçishta-Mjeke.
Kujdes i veçantë rekomandohet për personat me tension të lartë dhe tek ata që vuajnë nga sëmundjet e eshtrave. Grupmoshat më të rrezikuara vazhdojnë të jenë fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat mbi 65 vjeç.

