5
Shkup, 23 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, po merr pjesë në Athinë në takimin ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, ku në fokus është përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit.
Në hapje të takimit, nikoqiri, ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis, përgëzoi Maqedoninë e Veriut për përparimin në transformimin digjital, harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe reformën e administratës publike. Mesazhi kryesor i takimit është ruajtja dhe forcimi i momentumit evropian, përmes shkëmbimit të përvojave, tejkalimit të sfidave dhe ofrimit të mbështetjes konkrete për anëtarësimin sa më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

