Kryetari i Prishtinës pret në takim familjen e diplomatit amerikan Frank G. Wisner

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim familjen e diplomatit amerikan Frank G. Wisner, ish-emisar i SHBA-së në bisedimet për statusin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar kontributi i Wisnerit në procesin e përcaktimit të statusit të Kosovës dhe mbështetja e tij për pavarësinë e vendit.

Ndërkaq Kuvendi Komunal i Prishtinës me fillim nga ora 10:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për emërtimin e rrugës “Frank G. Wisner”.

Kurse, në orën 11:00 kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, së bashku me familjen e Frank G. Wisnerit, do të shpalosin pllakën me emrin e rrugës në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura