Banka Popullore me mbështetje për barazinë gjinore në udhëheqjen korporative dhe menaxhimin cilësor

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Arlinda Hasani Sinani, në diskutimin „Gratë në udhëheqjen korporative në Maqedoninë e Veriut: Nga njohuritë drejt veprimit”, theksoi përgjegjësinë e përbashkët për avancimin e barazisë gjinore. Ajo vuri në dukje se përfshirja nuk duhet t’u referohet vetëm grave që tashmë kanë qasje në pozita drejtuese, por edhe atyre që përballen me pengesa shtesë për t’u përfshirë në rrjedhat ekonomike.

“Qëllimi ynë nuk duhet të jetë vetëm që të ketë më shumë gra në pozitat më të larta drejtuese, por të ndërtojmë një shoqëri në të cilën çdo vajzë dhe çdo grua do të ketë mundësi të barabartë për t’i zhvilluar potencialet e saj dhe për të pasur sukses. Këtë e theksoj duke pasur parasysh numrin e madh të grave që fare nuk paraqiten si kërkuese pune në tregun e punës. Duhet t’i analizojmë arsyet pse këto gra fare nuk janë të angazhuara. Përparimi i vërtetë është ai në të cilin askush nuk lihet anash”, porositi zëvendësguvernatorja Hasani Sinani në diskutimin e organizuar nga „Gratë në bordet korporative – Rajoni i Adriatikut” (Women on Boards Adria – WOBA), në bashkëpunim me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI).

Në kontekstin e fuqizimit ekonomik të grave, Hasani Sinani i përmendi aktivitetet e Bankës Popullore për përmirësimin e qasjes së grave në financa dhe mbështetjen e sipërmarrësisë së grave.

Me pjesëmarrjen në këtë diskutim, Banka Popullore e konfirmon mbështetjen e saj për avancimin e mundësive të barabarta, qeverisjen e mirë korporative dhe fuqizimin ekonomik të grave, si parakushte të rëndësishme për një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

artikuj të ndërlidhura