FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor, organizohet “Dita e Forcës”

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Forca e Sigurisë së Kosovës do të organizojë më 27 nëntor aktivitetin tradicional “Dita e Forcës”, me ç’rast kazermat e saj do të jenë të hapura për vizitorët.

Përmes një njoftimi në Facebook, FSK-ja ka bërë të ditur se aktiviteti do të mbahet nga ora 10:00 deri në 13:30, duke u dhënë mundësi qytetarëve të shohin nga afër kapacitetet ushtarake, pajisjet dhe personelin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë kazermat e FSK-së në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Istog, Mitrovicë, Pomozotin, Prishtinë dhe Prizren.

Ndërkaq, në kazermën “Adem Jashari” do të jenë të pranishëm edhe udhëheqësit e lartë shtetërorë.

FSK-ja ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen këtij aktiviteti për të shënuar së bashku Ditën e Forcës – Ditën e Ushtrisë.

artikuj të ndërlidhura