Rama dhe Gashi përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare VI, tërësisht të renovuar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Bujar Gashi, kanë përuruar Qendrën e Mjekësisë Familjare VI, pas renovimit të tërësishëm të saj.

Ky investim synon përmirësimin e kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor, duke krijuar një ambient më të përshtatshëm për ofrimin e shërbimeve mjekësore.

Drejtori Gashi, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ka prezantuar pamjet e qendrës së renovuar.

“Qendra e Mjekësisë Familjare VI, e rinovuar tërësisht! Për qytetarët e Komunës dhe të Republikës”, ka shkruar Gashi.

Renovimi i kësaj qendre është një investim në infrastrukturën e kujdesit parësor shëndetësor në kryeqytet, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.

https://www.facebook.com/reel/1661188129133099

artikuj të ndërlidhura