Toshkovski për festimet e 28 Nëntorit: Policia është e gatshme, nuk do të lejojmë incidente!

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit Kombëtar, duke paralajmëruar se policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë festimeve.

“Dua të jem i pari që ua uroj Ditën e Flamurit Shqiptar bashkëqytetarëve tanë. Qoftë për të mirë e për mbarësi! U dëshiroj një ditë të bukur e të gëzueshme, të cilën ta kalojnë me familjarët dhe më të dashurit e tyre”, deklaroi Toshkovski.

Duke komentuar informacionet dhe publikimet në rrjetet sociale për incidente të mundshme gjatë festimeve, ministri theksoi se policia është e përgatitur për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave.

“Nuk do të lejojmë pengimin e komunikacionit dhe rrezikimin e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik”, theksoi Toshkovski, duke rikujtuar incidentet e ndodhura gjatë festimeve të mëparshme.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që festimet e 28 Nëntorit të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe festive, duke respektuar rregullat dhe protokollet e përcaktuara.

artikuj të ndërlidhura