Haxhiu takohet me përfaqësueset e strehimoreve, në fokus financimi i qëndrueshëm dhe mbështetja institucionale

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 nëntor, Zhurnal.mk – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje, ku janë diskutuar sfidat me të cilat përballen këto institucione, nevojat e tyre dhe bashkëpunimi me institucionet qendrore e komunale.

Përmes një postimi, Haxhiu ka bërë të ditur se vëmendje e veçantë gjatë takimit i është kushtuar qëndrueshmërisë financiare të strehimoreve dhe mundësisë së kontraktimit shumëvjeçar të shërbimeve që ato ofrojnë.

Ajo ka theksuar se, në cilësinë e kryetares së Kuvendit, do të angazhohet që këto çështje të trajtohen në kuadër të punës legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit.

Haxhiu ka shprehur gjithashtu mirënjohje për punën e përditshme të strehimoreve dhe përkushtimin e tyre në ofrimin e mbështetjes për gratë dhe fëmijët që kanë përjetuar dhunë.

artikuj të ndërlidhura