Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite neutralizon një raketë drejt Riadit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Rijad, 28 nëntor Zhurnal.mk – Mbrojtja ajrore e Arabisë Saudite ka neutralizuar një raketë të lëshuar nga rebelët Houthi, e cila kishte si objektiv kryeqytetin Riad. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, gjenerali Turki al-Maliki.

Incidenti pason neutralizimin e një droni një ditë më parë dhe rrëzimin e dy raketave balistike të enjten, të cilat gjithashtu kishin si objektiv kryeqytetin saudit.

Ndërkohë, në Jemen, forcat qeveritare njoftuan se kanë zmbrapsur një sulm të rebelëve Houthi në jug të qytetit Taiz, ndërsa përplasjet vijojnë edhe në provincat Marib dhe Al Jawf.

Nga ana tjetër, rebelët Houthi kanë raportuar bombardime saudite në kryeqytetin Sana. Sipas mediave të lidhura me rebelët, janë plagosur 13 persona, ndërsa janë dëmtuar tetë banesa dhe tri dyqane.

Në planin diplomatik, Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, pas një takimi të zhvilluar në Islamabad.

Ndërkohë, ushtria iraniane ka deklaruar se nuk do të marrë parasysh afatet e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Gjenerali iranian Kioumars Heydari paralajmëroi se përgjigjja e Teheranit ndaj një sulmi të mundshëm nuk do të ketë kufizime gjeografike.

artikuj të ndërlidhura