Mbi 40 për qind e kontrolleve dhe terapive paguhen nga xhepi i qytetarëve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Pritjet nëpër korridore, kërkimi i lidhjeve dhe vështirësitë për të siguruar kontrolle mjekësore janë realitet me të cilin qytetarët përballen prej vitesh. Mbi 40 për qind të shpenzimeve për kontrolle dhe terapi shëndetësore qytetarët i mbulojnë nga xhepi i tyre.

Përveç pacientëve, trajtim ka nevojë edhe vetë sistemi shëndetësor. Kështu thuhet në raportin e fundit nga Brukseli, ku vihen në pah problemet dhe sfidat me të cilat përballet shëndetësia në vend.

Në shekullin XXI, jo të gjithë qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë qasje të barabartë te mjeku, kontrollet dhe terapia, thekson Atanas Avramov, i cili prej vitesh ndjek nga afër gjendjen në sektorin shëndetësor.

Ndërkohë, ligji i ri për pirjen e duhanit ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, por Brukseli në raportin e tij ngre shqetësime edhe për ligjin e vjetër.

Avramov, në cilësinë e aktivistit për të drejtat e njeriut, në prag të 1 Dhjetorit – Ditës Botërore kundër HIV-it dhe AIDS-it, bën të ditur se gjatë këtij viti janë zbuluar 56 raste të reja, përfshirë edhe të rinj të moshës 15 deri në 19 vjeç.

Sipas të dhënave të prezantuara prej tij, shtatë persona kanë ndërruar jetë gjatë këtij viti.

Avramov vlerëson se nëse sigurohet furnizimi shumëvjeçar me barnat për pacientët me HIV, kjo do të mundësonte planifikim më të mirë të buxhetit dhe do të lironte më shumë mjete financiare për aktivitetet parandaluese.

artikuj të ndërlidhura