Shkup, 28 nëntor Zhurnal.mk – Konsulli i nderit i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Imer Selmani, në një deklaratë për TV21, ka folur për pozitën dhe përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e vendit, duke theksuar se ajo ka themele të fuqishme juridike dhe institucionale.
Selmani ka përmendur Marrëveshjen e Ohrit, ndryshimet kushtetuese, Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një sërë aktesh të tjera ligjore e nënligjore që rregullojnë përdorimin e gjuhës shqipe.
Ai ka rikujtuar se gjatë 25 viteve të fundit gjuha shqipe është përdorur në Parlament, Qeveri dhe institucione të pushtetit qendror, ndërsa si shembuj ka përmendur edhe dokumentet personale, përfshirë pasaportat dhe letërnjoftimet.
Selmani është ndalur edhe te përdorimi i gjuhës shqipe në arsim, duke përmendur Universitetin “Nënë Tereza” dhe Universitetin e Tetovës, si dy institucione publike që financohen nga buxheti i shtetit, si dhe shkollat fillore dhe të mesme.
Duke folur për debatet lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës dhe në provime e certifikime të tjera, ai ka theksuar se bëhet fjalë për një proces të vazhdueshëm të avancimit të përdorimit të gjuhës shqipe.
“Patjetër se gjithmonë do të ketë dhe është mirë që ka një iniciativë që sa më shumë të jetë dhe sa më e gjerë dhe sa më e plotë përdorimi i gjuhës shqipe”, është shprehur Selmani.
Ai ka vlerësuar se avancimi i përdorimit të gjuhës shqipe duhet të vazhdojë, në mënyrë që ajo të përdoret gjithn
