A mund të ketë tensione në Ballkanin Perëndimor?

nga I.A

Shkup, 30 maj – Shpërqendrimi i vëmendjes përmes Ballkanit Perëndimor është një ndër strategjitë ruse që përdoret në situatat kur e gjithë Evropa dhe SHBA-të kanë sytë drejt Rusisë, sidomos pasi filloi terrori rus në Ukrainë. Dhe, nëpërmjet krijimit të ndonjë situata destabilzuese në Ballkan, Rusia tenton ta zhvendos vëmendjen dhe fokusin kryesisht në ndonjë vend tjetër, që të jetë më e lirë për të vepruar. Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, tha se Evropa po përballet me dy “luftëra brutale” pranë kufijve të saj dhe shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit. Dhe, teksa Borelli flet për luftëra përmend edhe Ballkanin Perëndimor, kjo mund të jetë sinjal treguese që gjasat për destabilizim nuk janë larg, shkruan Zhurnal.

Borell flet për luftëra dhe tensione që mund të dalin jashtë kontrollit më pas përmend Ballkanin –

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë, Josep Borrell, tha se Evropa po përballet me dy “luftëra brutale” pranë kufijve të saj dhe shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit.

Borrell, duke folur të mërkurën në fund të Forumit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schuman në Bruksel, paralajmëroi se disa nga këto kriza mund të përshkallëzohen në një konfrontim të madh global “në një kohë kur bota është bërë multipolare dhe sistemi shumëpalësh që supozohet të ruajtja e paqes është dobësuar thellësisht”.

“Ne evropianët po përballemi me dy luftëra brutale pranë kufijve tanë dhe me shumë tensione që mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit – në Libi, në Sahel, në Ballkanin Perëndimor, në Kaukaz, në Sudan, në Bririn e Afrikës, në kufijtë (Demokratike) të Kongos, në Gji, në Detin e Kinës Jugore, në Azinë Jugore, (dhe) bandat dhe kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe Amerikën Qendrore”, tha Borrell.

Ai shtoi se edhe institucionet që janë thelbi i sistemit të Kombeve të Bashkuara, si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), mund të dobësohen. “Nëse vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk respektohen, bota do të jetë në një situatë shumë më të keqe”. Dhe herën tjetër, ne nuk do të apelojmë përsëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nëse këtë herë vendimi i saj nuk zbatohet – dhe nuk u zbatua. Nuk është”, theksoi Borrell. Ai shtoi se e di se “gjeografia është e rëndësishme” dhe se “luftërat që janë afër nesh janë më të rëndësishme se luftërat që janë larg”.

“Por të gjitha janë të ndërlidhura. Çdo luftë, çdo krizë kudo prek çdo vend tjetër në botë”, tha Borrell dhe shtoi se të mirat publike janë në rrezik, nga çmimet e energjisë deri te liria e lundrimit.

Ai vlerësoi se Forumi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Schumanit ishte një takim i domosdoshëm dhe i rëndësishëm. “Është hapi i dytë në drejtim të angazhimit të evropianëve me pjesën tjetër të botës dhe me pjesën tjetër të botës me ne,” tha Borrell.

Dje u mbajt në Bruksel Forumi i dytë Schuman për Sigurinë dhe Mbrojtjen, ku aktorë politikë, vendimmarrës të rangut të lartë, përfaqësues ushtarakë të vendeve anëtare të BE-së dhe më shumë se 60 vendeve partnere, përfshirë Serbinë, si dhe përfaqësues ndërkombëtarë dhe rajonalë. u mblodhën organizatat, organizatat udhëheqëse të think-tank-it dhe komunitetet akademike.

Qëllimi i forumit ishte të hidhte dritë mbi mënyrën se si partneritetet aktuale dhe potenciale të paqes, sigurisë dhe mbrojtjes mund t’i përgjigjen kërcënimeve dhe sfidave më urgjente të sigurisë dhe të kontribuojnë në paqen dhe sigurinë globale, si dhe të mbështesin rendin ndërkombëtar dhe multilateralizmin e bazuar në rregulla.

Ballkani i duhet Rusisë në kohë lufte për shpërqendrim të vëmendjes.

Moska ka dëshiruar që të destabilizojë Ballkanin me vite, mirëpo jo sepse dëshiron që ta pushtojë atë. Tensionet janë të rëndësishme ashtu që Rusia të shpërqendrojë vëmendjen e Perëndimit nga ajo që është duke ndodhur në Ukrainë.

Ndryshe, përpjekjet e Rusisë për ta destabilizuar rajonin nuk janë të tanishme por datojnë më herët, fokusi i Rusisë është kryesisht në Kosovë, por nuk përjashtohen edhe shtetet tjera në të cilat ndikimi i propagandës ruse ka pasur një ngritje të hovshme. Prandaj, edhe nga Maqedonia e Veriut janë dëbuar shumë diplomatë rus për të cilët është vlerësuar se kanë bërë spiunazh dhe kanë keqpërdorur detyrën e tyre.

Francis Fukayama politiolog amerikan, profesori i ekonomisë politike, historiani, sociologu dhe shkrimtari i bestsellerit “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” Fukuyama, në një intervistë për javoren e Beogradit “NIN”, në pyetjen se a do të mund të bëhet Ballkani arenë e konfliktit të drejtpërdrejtë ndërmjet Rusisë e Perëndimit, ai është përgjigjur:

“Kjo është gjithsesi e mundshme. Rusët tashmë çdo mendim e zhvillojnë në mënyrën luftarake. Ata mendojnë se janë në konflikt afatgjatë me BE-në e SHBA-në. Nëse nuk jemi më të vëmendshëm, kjo lehtë mund të shndërrohet në konflikt të njëmendtë. Gjithsesi, ajo që po bëjnë në botën kibernetike, praktikisht është shpallje lufte dhe ata po përzihen në institucionet bazike demokratike në shtete tjera”.

Duke marrë për bazë këtë që ka thënë Fukyama dhe atë që ka bërë Rusia ndër vite përmes ndërhyrjes përmes gjitha formave në rajonin e Ballkanit Perëndimor sidomos përmes luftës hibride në media, kjo gjë është mëse e kuptueshme dhe e pranueshme. Fat i rajonit që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë shtete anëtare në NATO dhe kjo paksa e ka vështirësuar punën e Rusisë në këtë terren duke u bërë rajon në të cilën jo lehtë mund të depërtohet. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More