Shkup, 10 qershor – Nën moton “Akreditimi. Forcimi i së nesërmes dhe formësimi i së ardhmes” sot Instituti i akreditimit si i vetmi organ kombëtar për akreditim, do të shënojë Ditën botërore të akreditimit.
Në kuadër të ceremonisë do të promovohet “Buletini i punës IARMV për vitin 2023” dhe do të prezantohen certifikatat e organeve të akreditimit dhe trupave të riakredituar gjatë periudhës prej muajit qershor të vitit 2023 deri në qershor të vitit 2024.
Siç kanë paralajmëruar organizatorët, fjalim përshëndetës në këtë ngjarje do të ketë përfaqësuesi i qeverisë.
“Si çdo vit, edhe këtë vit pritet prania e të ftuarve të shumtë – përfaqësues të sektorit publik, institucioneve shkencore dhe arsimore, institucioneve shëndetësore, bashkëpunëtorëve, përfaqësuesve të organeve për vlerësim të konformitetit dhe gazetarëve”, informojnë nga Agjencia për akreditim.

