Spiropali pret ambasadoren e Zvicrës: Forcim i bashkëpunimit parlamentar

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në një takim ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në takim u diskutua për strategjinë e bashkëpunimit, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin parlamentar dhe progresin e projektit PACEP për modernizimin e funksioneve dhe shërbimeve të Kuvendit.

Gjithashtu pjesë e bisedës ishte edhe ecuria e marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore, e cila ka hyrë në fuqi nga 1 tetori i vitit të kaluar.

Spiropali theksoi se, bashkëpunimi parlamentar do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona./ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More