Prezantim i aktiviteteve të realizuara për efikasitet energjetik në Radovish, Konçe dhe Vasilevë

nga D V

Shkup, 22 nëntor – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale kumtoi se sot do të prezantohen aktivitetet e realizuara për krijimin e një rajoni me efikasitet energjetik në rajonin e komunave Radovish, Konçe dhe Vasilevë.

Aktivitetet dhe përfitimet e tyre janë në kuadër të projektit “Zhvillimi i balancuar rajonal i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës” faza 2, i implementuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës.

Në prezantimin në Qendrën Sportive-Rekreative “25 Maj” në Radovish do të marrin pjesë kryetarët e komunave Radovish, Konçe dhe Vasilevë, Aco Ristov, Zlatko Ristov dhe Sllave Andonov, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski, dhe drejtori i Qendrës për zhvillimin e rajonit planor juglindor, Gjoko Kamçev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More