Spiropali pret ambasadorin Bucci: Rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Itali

nga D V

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në kryesinë e Kuvendit ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Zyra e shtypit e Kuvendit, në një njoftim për mediet, ka ndarë detaje nga takimi.

“Spiropali e falenderoi Ambasadorin Fabrizio Bucci për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur, me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga afër vendin dhe njerëzit si edhe kompleksitetin e marrëdhënieve historike dhe të sotme mes dy vendeve tona, si një partner i afërt që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar”, lexohet në njoftim.

“Kryetarja e Kuvendit, Spiropali, i dorëzoi Ambasadorit Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje, në emër të Kuvendit, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe thellimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë shërbimit si Ambasador në Shqipëri në vitet 2020-2025”, përfundon njoftimi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More