Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

nga D V

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperaturat do të mbeten pothuajse të njëjta me ato të javës që lamë pas.

Sipas Institutit sot moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga 16°C deri në 21°C.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Ndërkaq gjatë ditëve e mërkurë dhe e enjte pritet të ketë reshje të lehta shiu në disa zona.

“Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme, duke mos paraqitur ndikime të theksuara për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Po ashtu, kushtet agrometeorologjike do të jenë të përshtatshme për zhvillimin e kulturave bujqësore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kjo periudhë është e përshtatshme për fermerët që të shpërndajnë plehun artificial në parcelat e tyre, sidomos për kulturat e grurit dhe ato pranverore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More