Kasami: Sot nuk hodhëm vetëm gurthemelin e një rruge, hodhëm gurthemelin e një drejtimi të ri për gjithë Pollogun

nga Xh M

Gostivar, 3 maj – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka shprehur kënaqësinë e tij për fillimin e punimeve për autostradën e re Tetovë-Gostivar, duke shkruar se “kjo rrugë është hak i vonuar për shqiptarët e Pollogut, që për vite me radhë udhëtonin mes gropave dhe pritjes, ndërsa dëgjonin vetëm premtime”.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e Kasamit.

Sot nuk hodhëm vetëm gurthemelin e një rruge, hodhëm gurthemelin e një drejtimi të ri për gjithë Pollogun.

Autostrada Tetovë–Gostivar, pjesë e Korridorit 8 dhe 18 kilometra e gjatë, është shumë më tepër se një projekt ndërtimi. Është një investim prej 90 milionë eurosh që do ta përmirësojë lidhshmërinë në rajon, do të bëjë udhëtimet më të sigurta, më të shpejta dhe do t’i japë frymë zhvillimit, qytetarëve dhe bizneseve. Kjo rrugë është hak i vonuar për shqiptarët e Pollogut, që për vite me radhë udhëtonin mes gropave dhe pritjes, ndërsa dëgjonin vetëm premtime.

Tani nuk ka më llafe, ka punë!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More