Hasani me homologen daneze: Synojmë hapjen e gjithë kapitujve të negociatave këtë vit

nga D. V.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh sot se “qëllimi i qeverisë shqiptare është hapja e të gjithë kapitujve të negociatave këtë vit, gjatë presidencës daneze të Bashkimit Europian”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologen daneze, Marie Bjerre, e cila po zhvillon një vizitë në Tiranë, Hasani shprehu bindjen se brenda vitit 2027 Shqipëria përfundon negociatat për anëtarësim me BE-në.

“Vizita përkon për koinçidencë pikërisht dy ditë para konferencës së pestë ndërqeveritare në Bruksel midis BE-së dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht grupkapitulli i tretë, i cili që lidhet me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Ky grupkapitull përfshin 8 kapituj të rinj që hapen”, tha Hasani.

Ministri Hasani shprehu bindjen se brenda këtij viti do të çelim edhe grupkapitujt e mbetur, ndërsa brenda vitit 2027 i përfundojmë negociatat duke pasur 2030 si pikën më të fundit, ku Shqipëria ulet si e barabartë mes të barabartëve në tryezën e Bashkimit Europian.

Duke nisur nga fakti se Danimarka merr presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik, Hasani shprehu bindjen se “nën udhëheqjen dhe me mbështetjen e presidencës daneze, Shqipëria do të përmbush edhe qëllimin e saj brenda gjysmës së dytë të këtij viti që të hapë për negocim edhe dy grupkapitujt e tjerë të mbetur”.

“Bëhet fjalë për grupkapitullin mbi Axhendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjet, si edhe grupkapitulli mbi Burimet, Bujqësinë dhe Kohezionin”, u shpreh Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More