Prishtinë, 29 prill Zhurnal.mk – Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, do të zhvillojë të enjten, më 30 prill, një takim konsultativ me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja.
Takimi është paraparë të mbahet në orën 15:00, ndërsa ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar për Lajmi.net edhe AAK përmes zëdhënësit të saj, Kushtrim Xhemaili.
“Po, kemi marrë ftesë nga Albulena Haxhiu për takim të përbashkët të partive politike lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në takim dhe do të përfaqësohet nga Ardian Gjini”, ka thënë Xhemaili për lajmi.net.
