Abdixhiku për vrasjen e Arlindës: Përgjegjësi institucionale, morale dhe politike

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 29 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar përgjegjësi institucionale, morale dhe politike për vrasjen e Arlindës, duke vlerësuar se kjo ngjarje dhe çdo ditë që kalon po e shpërfaqin dështimin e institucioneve të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku ka thënë se përgjegjësia duhet të shtrihet nga zinxhiri komandues deri te niveli politik, duke theksuar se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat pas tragjedive, por nevojitet përgjegjësi për dhunën sistematike ndaj grave në Kosovë.

“Mendoj që vrasja e Arlindës dhe secila ditë që kalon tutje na shpërfaq dështimin institucional të Kosovës dhe pa dyshim që përgjegjësi do të duhet nga zinxhiri komandues deri te ai politik. Jo vetëm në rastin e Arlindës, por për të gjithë dhunën sistematike që ushtrohet ndaj gruas në Kosovë. Në raste të tilla nuk mjaftojnë vetëm deklarimet sa herë që ndodhin tragjedi, duhet një përgjegjësi kolektive më e drejtë, më e sinqertë. Përgjegjësi morale edhe politike në këtë rast”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura