Abdixhiku takohet me dy senatorët amerikanë, kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Prishtinë senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se i ka falënderuar senatorët për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe për kontributin e tyre në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit.

Gjatë takimit, kreu i LDK-së ka theksuar nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.

Sipas Abdixhikut, Kosovës i duhet të forcojë besimin dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, ndërsa kjo, siç ka thënë ai, kërkon përkushtim, përgjegjësi dhe veprime konkrete.

“Për LDK-në, miqësia me Amerikën është pjesë e identitetit tonë. Ta ruajmë e ta forcojmë këtë miqësi është detyrë e përhershme”, ka shkruar Abdixhiku.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër