Ademi: Do bëjmë çmos të mos kaloj “ligji i Karakamishevës”

Nga D. V.
1,130 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor, Zhurnal.mk – Sekretari i përgjithshëm I BDI-së Arbër Ademi në konferencë për media para gazetarëve u shpreh se BDI-ja me kohë ka alarmuar për Ligjin, të cilin, ai e quajti si, “Ligj I Karakamishevës”.

“Ne me kohë e kemi thënë se ky Ligj (i Përfaqësimit të drejtë) është i Karakamishevës, i cili tërësisht e minon (bllokon) Amandamentin 6. të Kushtetutës, pra, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat… Më mbani për fjale, nëse miratohet (kurse ne do të bëjmë çmos që të mos sillet), nuk do të ndryshoj aspak gjendja, nga gjendja pa ligj. Domethënë sot s’kemi ligj, s’kemi vota etnike…bile edhe nëse sillet, fare s’do të ndryshoj. Prandaj, maksimalisht do të bëjmë çdo përpjekje demokratike duke shfrytëzuar cdo mekanizëm demoratik në kuadër të Kuvendit Republikan, që të mos lejojmë që ky ligji i Karakamishevës dhe servilëve të saj si Jeton Shasivari, të mos kaloj”, ka thënë ndër të tjera në konferencën për media, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Arbër Ademi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër