Adnan Azizi: Në Srebrenicë nuk u sulmua vetëm një popullsi, por vetë njerëzimi

Nga D V
1,477 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik, Zhurnal.mk – Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u mbajt një ngjarje përkujtimore me rastin e 11 Korrikut – Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, ku u nderuan viktimat dhe u përcoll mesazhi për ruajtjen e memories historike, paqes dhe bashkëjetesës.

Në fjalën e tij, kryetari i Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Adnan Azizi, e cilësoi Srebrenicën si një plagë që nuk shërohet, duke theksuar se pas statistikave dhe numrave fshihen jetë njerëzore dhe tragjedi të pafundme.

“Në Srebrenicë nuk u sulmua vetëm një popullsi, por vetë njerëzimi”, u shpreh Azizi.

Ai theksoi se, duke pasur parasysh karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë mund të ruhen vetëm përmes institucioneve të forta, demokratike dhe të përgjegjshme.

Azizi nënvizoi se kujtimi për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë duhet të mbetet i gjallë, si një obligim moral për të mos lejuar përsëritjen e tragjedive të tilla.

Në aktivitet morën pjesë dhe mbajtën fjalime edhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, profesori Ferid Muhiq, si dhe përfaqësuesi i Lidhjes Nacionale Boshnjake, Xhevad Hot.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër