Afrim Gashi merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, apel për solidaritet

Nga B.M
541 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, e organizuar nga Instituti për Mjekësi të Transfuzionit.
“Me kënaqësi mora pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, një akt fisnik dhe jetik për ata që kanë nevojë.
Si kryetar i Kuvendit, u angazhova për t’i dhënë një kontribut modest në këtë nismë të rëndësishme.
Një falënderim të veçantë për drejtorin e Institutit për Mjekësi Transfuzionit, z. Amir Elezi, për udhëheqjen e shkëlqyer dhe organizimin e kësaj nisme që shpëton jetë. Le të vazhdojmë të mbështesim dhe nxisim solidaritetin mes nesh”, ka shkruar kryeparlamentari Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër