Afrim Gashi: Qëndrimi im për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ishte personal dhe kam të drejtë ta mbaj atë

Nga I.A
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator, Zhurnaal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, shpjegoi para mediave qëndrimin e tij lidhur me vendimin e Tribunalit të Hagës për katër udhëheqësit e UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli.

Gashi deklaroi se posti i tij si personi i parë i Kuvendit nuk e përjashton të drejtën për të pasur privatësi dhe për të shprehur qëndrimin e tij si qytetar e politikan ndaj një ngjarjeje, situate apo çështjeje të caktuar. Ai tha se pikërisht për këtë arsye e pa të nevojshme të fliste.

Një javë më parë, në ditën kur u dha vendimi për katër udhëheqësit e UÇK-së, Gashi shkroi në rrjetet sociale: “asnjë vendim nuk mund ta mohojë faktin se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë pjesë e një kapitulli të lavdishëm në historinë e Kosovës”.

Postimi i tij për ish-krerët e UÇK-së u përmend edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një paraqitjeje publike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër