Afrim Gashi takon Alain Berset, fokus forcimi i demokracisë dhe bashkëpunimit

Nga D. V.
917 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 07 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshilli i Europës, Alain Berset, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit, sfidat demokratike dhe prioritetet me të cilat përballet kontinenti evropian.

Gjatë takimit, Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm që Këshilli i Europës i ofron Maqedonisë së Veriut, duke rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Shpreha mirënjohje për mbështetjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Këshillit të Europës, ndërsa rikonfirmova përkushtimin tonë ndaj sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe forcimit të institucioneve demokratike”, deklaroi Afrim Gashi.

Në takim u diskutua edhe për iniciativën “New Democratic Pact for Europe”, e cila synon forcimin e demokracisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në institucione.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e dialogut demokratik dhe të vlerave themelore evropiane, paralelisht me procesin e integrimit evropian të vendit.

“Kuvendi ynë, bashkë me përpjekjet për integrimin europian, do të vazhdojë të kontribuojë në avancimin e dialogut dhe vlerave fondamentale të demokracisë”, theksoi Afrim Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër