Një moment i pazakontë nga transmetimi i drejtpërdrejtë i Ligës së Kampionëve është bërë viral në rrjete sociale, pasi moderatorja shqiptare Eva Murati pësoi një “incident” në studio.
Murati (30 vjeçe) ishte ulur në studio gjatë emisionit përpara ndeshjes, kur duke e lëvizur këmbën me lehtësi, i ra këpuca me taka nga këmba. Ngjarja ndodhi gjatë transmetimit paraprak të takimit ku Arsenal fitoi 1-0 ndaj Atlético Madridit.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin X (ish-Twitter), pasi një portal turk publikoi videon me përshkrimin: “Eva Murati dhe momenti kur i ra këpuca gjatë transmetimit të UEFA Champions League”.
Më pas, klipi u përhap gjerësisht dhe ndezi diskutime mes ndjekësve.
Në komente, shumë përdorues debatuan nëse skena ishte thjesht një rastësi apo një veprim i qëllimshëm, me disa që shkruanin se “nëse nuk po e shtiret, atëherë nuk marrin vesh asgjë”, ndërsa të tjerë pretendonin se “e hoqi vetë me qëllim” dhe se “është e zgjuar”.
Madje pati edhe komente që aludonin se “ka kamerë të veçantë për këmbët” dhe se e gjithë situata duket si “shaka”.
Eva Murati është një nga figurat më të njohura të ekranit në Shqipëri, e cila prej vitit 2017 prezanton emisionet e Ligës së Kampionëve në Tring TV.
Ajo njihet edhe si modele, flet disa gjuhë të huaja dhe në rrjete sociale numëron mbi 1.4 milion ndjekës në Instagram.
