Agim Ademi takohet me presidentin e UEFA-s në Selanik

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, po qëndron në Selanik, ku po zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, si dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Federatës Greke të Futbollit.

Ademi ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se në këto aktivitete po marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të federatave, së bashku me personalitete të njohura të futbollit evropian.

Ai ka theksuar se gjatë qëndrimit në Selanik ka pasur mundësi të takohet me miq dhe kolegë nga familja e UEFA-s, duke qenë pjesë edhe e aktiviteteve festive që kishin në fokus fëmijët dhe të ardhmen e futbollit.

“FFK vazhdon të jetë e pranishme dhe aktive në familjen evropiane të futbollit, duke forcuar miqësitë, partneritetet dhe bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat tjera”, ka shkruar Ademi.

Prania e drejtuesve të FFK-së në aktivitete të tilla vjen në kuadër të angazhimit të federatës për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhëniet me UEFA-n dhe federatat tjera evropiane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër