Flick ëndërron finalen e Ligës së Kampionëve në ‘Camp Nou’

Nga D V
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hansi Flick ka pranuar se do të dëshironte ta udhëhiqte Barcelonën në një finale të Ligës së Kampionëve në “Spotify Camp Nou”, ndonëse gjermani e pranon se nuk mund të parashikojë nëse do të jetë ende trajner i klubit në atë moment.

I pyetur nëse do të dëshironte të ishte në finalen e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou” si trajner i Barcelonës, Flick dha një përgjigje të prerë.

“Patjetër. 100 për qind. Si trajner ose si tifoz, do ta shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”.

“Në futboll gjithçka është e mundur. Jam i lumtur te Barcelona dhe jam i lumtur që drejtoj Barçën, por nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë”, deklaroi Flick.

Trajneri gjerman foli edhe për ambiciet e Barcelonës për të arritur në finalen e Ligës së Kampionëve dhe për të shkruar historinë në stadiumin e saj të rinovuar.

“Ëndrra jonë është të jemi të parët që e fitojmë Ligën e Kampionëve. Kemi dëgjuar për këtë. Është një lajm i mirë për klubin. Ky stadium, kur të përfundojë, do të jetë i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.

Barcelona synon rikthimin në finalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa “Spotify Camp Nou” i rinovuar do të jetë nikoqir i finales së kompeticionit në vitin 2029. /

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër