Ahmeti: Ramazan të bekuar për të gjithë besimtarët, muaji i mëshirës dhe reflektimit

nga Xh M

Shkup, 18 shkurt – Me ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, hapet një kapitull i veçantë reflektimi, përkushtimi dhe afrimi me Krijuesin.

Ramazani është më shumë se agjërim; është shkollë e durimit, e solidaritetit dhe e pastrimit shpirtëror. Është thirrje për të forcuar besimin, për të shtuar veprat e mira dhe për të ndarë me njëri-tjetrin frymën e mëshirës e të mirëkuptimit.

Në këtë muaj të bekuar, uroj që çdo lutje të gjejë pranim, çdo sakrificë të shpërblehet dhe çdo familje të mbushet me paqe, harmoni dhe begati.

Ramazan të bekuar për të gjithë besimtarët.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy