Akisdent trafiku në Gostivar, lëndohen shtatë persona

Nga Xh M
1,970 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 7 korrik Zhurnal.mk – Shtatë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Mlaki” në Gostivar, njoftojnë nga MPB.

Aksidenti u raportua më 6 korrik në orën 23:10 në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, dhe përfshinte një “Citroen Berlingo”, të drejtuar nga 59-vjeçari R.J. nga Gostivari, dhe një “Seat Leon”, të drejtuar nga 70-vjeçari O.R. nga Gostivari.

Të dy shoferët pësuan lëndime të rënda, si dhe pasagjerët e tyre M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Ata u transportuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.

Pasagjerët e tyre D.P.G. (59) dhe P.A. (54) gjithashtu pësuan lëndime, të cilëve iu bë diagnostifikimi në Qendrën Mjekësore në Gostivar.

Një ekip nga DPB e Gostivarit bëri inspektimin e vendit të ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër